Chrissy Teigen ka reaguar pas humbjes së fëmijës së saj. Ylli televiziv ndau lajmin e trishtë në fillim të Tetorit, dhe pasi qëndroi për pak kohë larg mediave sociale, Chrissy tashmë ka shkruar një deklaratë duke falenderuar fansat ndërsa ka rrëfyer këtë përvojë të vështirë në jetën e saj.
Modelja tregon se u shtrua në spital pas gjakderdhjes së vazhdueshme dhe transfuzioneve të shumta të gjakut dhe u diagnostikua me shkëputje të pjesshme të placentës, duke shtuar më tej se mjeku i kishte thënë se ishte “koha për t’i thënë lamtumirë” vogëlushit.
“Pas disa netëve në spital, mjeku më tha saktësisht atë që e dija se do vinte – ishte koha për t’i thënë lamtumirë. Ai thjesht nuk do t’i mbijetonte kësaj, dhe nëse do të vazhdonte më gjatë, edhe unë nuk do të mbijetoja.”, tha modelja.
Teigen më tej reagoi ndaj kritikave me të cilat është përballur pas publikimit të fotove të Jack, teksa përshkroi se si ajo kishte kërkuar që Legend dhe nëna e saj të bënin fotografi për të dokumentuar lindjen “pa marrë parasysh sa e pakëndshme ishte”, edhe pse ata e dinin se fëmija i tyre nuk do të mbijetonte.
“Nuk mund të shpreh sa pak më intereson që ju i urreni fotot. Unë e kam jetuar atë, kam zgjedhur ta bëj, dhe më shumë se gjithçka, këto foto nuk janë për askënd përveç njerëzve që e kanë jetuar këtë gjë. Këto fotografi janë vetëm për njerëzit që kanë nevojë për to. Mendimet e të tjerëve nuk kanë rëndësi për mua“, shkroi modelja ndër të tjera. /abcnews.al