Armand Ozuni 17-vjeç është arrestuar nga policia pasi dyshohet si autor i dy vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Përrenjasit.
Sipas policisë dy ditë më parë ai ka thyer derën e xhamisë së qytetit ku ka marrë 10.000 lekë. Ndërkohë që ditën e sotme ai ka marrë 20 000 lekë dhe një varëse floriri në një banesë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd u kap dhe ndalua shtetasi Armand Ozuni 17 vjeç, banues në Librazhd, pasi dyshohet si autor i dy vjedhje të ndodhura në qytetin e Përrenjasit, konkretisht:
Më datë 26.07.2020 dyshohet se ka vjedhur me thyerje në xhaminë e qytetit të Përrenjasit, ku ka marrë 10.000 lekë.
Më datë 28.09.2020 dyshohet se ka vjedhur 20.000 lekë dhe një varëse floriri në banesën e shtetasit A. B.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.