Zbulimi i gazetarit: Turqia po dërgon mercenarë sirianë për të luftuar në kufi me Greqinë

schedule08:48 - 28 Tetor, 2020

schedule 08:48 - 28 Tetor, 2020

Një raport në faqen greke City Times, thotë se Turqia po rekruton mercenarë sirianë xhihadistë për t’i dërguar në kufijtë me Greqinë në Evros.

Artikulli citon një gazetar armen, Abraham Kasparian, i cili ishte edhe një nga të parët që zbuloi se Turqia po rekrutonte mercenarë sirianë për të luftuar kundër forcave armene,. Tani ai ka zbuluar po ashtu se Erdogan po planifikonte të dërgonte luftëtarë në kufijtë greko-turk.

Gazetari armen Abraham Kasparian 

“Abraham Kasparian, një gazetar armen i lindur në Siri, zbuloi përmes një bisede të zbuluar midis terroristëve me bazë në Idlib se Turqia tani po rekruton mercenarë sirianë për t’u dërguar në kufirin grek.

Gazetari i ArmNews në buletinin e tij të përditshëm të mërkurën tha se po përhapet midis militantëve sirianë në Idlib se një luftë midis Greqisë dhe Turqisë është “shumë e mundshme” dhe se ka mijëra mercenarë sirianë të gatshëm të vendosen në kufirin tokësor me Greqinë”, thuhet në raport. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!