Champions League vijon rrugëtimin dhe mbrëmjen e sotme dytë janë nga Juventus-Barcelona. Cristiano Ronaldo nuk mund të luajë për shkak se është ende i infektuar me COVID-19 dhe nuk do të mund të shohim një përballje të tij me Leo Messin.
Katalanasit vijnë në këtë përballje në një moment delikat. Pas humbjes së El Clasico kanë ndodhur ndryshime rrënjësore në klub, pasi presidenti Josep Maria Bartomeu dhe Bordi Drejtues i Barcelonës dhanë dorëheqjen mbrëmjen e djeshme.
NDESHJET E TJERA – PSG dhe Chelsea zbresin të parat në fushë nga ekipet e mëdha, teksa prej orës 18:55 përballen respektivisht me Basaksehir dhe Krasnodar. Të dyja ekipet nuk i kanë fituar ndeshjet e para dhe këtë herë janë të detyruar të marrin pikët e plota.
Manchester United luan në mbrëmje dhe përballë do të ketë RB-Leipzig. Sfidë tjetër për t’u parë është edhe Borussia Dortmund-Zenit. Thomas Strakosha dhe Myrto Uzuni mungojnë sonte për shkak të COVID-19, ndërkohë që Lazio luan në transfertë kundër Clubb Brugge dhe Ferencvaros pret Dynamo Kyiv. Sevilla-Rennes është një tjetër sfidë e programuar për sonte. /abcnews.al
CHAMPIONS LEAGUE – FAZA E GRUPEVE
E mërkurë, më 28 tetor, ora 18:55
Basaksehir-Paris SG
Krasnodar-Chelsea
E mërkurë, më 28 tetor, ora 21:00
Club Brugge-Lazio
Dortmund-Zenit
Ferencvaros-Dynamo Kyiv
Juventus-Barcelona
Manchester United-RB Leipzig
Sevilla-Rennes