Transferimi i Paredes: Boca mbetet thatë, hakerat vodhën 519 mijë euro

schedule18:57 - 27 Tetor, 2020

schedule 18:57 - 27 Tetor, 2020

PSG pagoi 40 milion euro në arkat e rusëve të Zenit janarit e vitit të kaluar dhe siguroi shërbimet e Leandro Paredes. Mesfushori argjentinas firmosi një kontratë deri në vitin 2023 me kampionët e Francës , teksa përfitoi edhe Boca Juniors nga ky transferim.

26-vjeçari është një prodhim i klubit të famshëm argjentinas dhe Xeneizes do të merrnin rreth 1.5 milion euro taksë formimi, pagesë që do të kryhej në tre këste. PSG nisi një shumë prej 519 mijë eurosh drejt Buenos Aires, para që drejtuesit e Bocas nuk i kanë marrë akoma.

Latinja Olé raporton se disa hakera kanë ndërhyrë në këtë transaksion, duke siguruar paratë që duhet të përfundonin në arkat e Boca Juniors. PSG pretendon se e ka kryer pagesën, ndërsa shuma u vodh nga hakerat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!