Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka anuluar vizitën e tij në Ballkan, pasi ka qenë në kontakt me një person të infektuar me koronavirus.
Ministria e Jashtme ruse ka thënë më 27 tetor se diplomati 70-vjeçar “ndjehet mirë”, por është vetizoluar si masë parandaluese.
“Vizitat dhe takimet e planifikuara më herët janë shtyrë”, njoftoi po ashtu ministria.
Lavrov është kthyer nga Greqia më 26 tetor. Ai ishte planifikuar të vizitonte Bosnje-Hercegovinën dhe Serbinë më 28 dhe 29 tetor, respektivisht. /abcnews.al/