Me lot në sy 90 vjecarja Salushe Seferi, nëna e Ruzhdie Balliut, dhe vëllai i saj Shefqeti nga Librazhd Katundi, kërkojë rikthimin e saj në Shqipëri.
Siç tregojnë familjarët udhëtimit drejt Sirisë i Ruzhdies dhe bashkëshortit të saj kishte për qëllim kthimin e të birit Idajetit që kishte lënë shkollën e lartë në mes për t’iu bashkuar të ashtuquajturës luftë e shenjtë.
“Ajo më tha që do marr çunin, e dinin në shkollë.”
“Motra u nis të merrte çunin. E morën vesh që nga shkolla, çuni u nis në Siri. A ka ik me dashje, a ma rrëmbyen, nuk di gjë. Kemi çuar dokumente që të na kthehet motra.”
Ruzhdie Balliu së bashku me bashkëshortin Ali Balliun u nisën drejt Sirisë 6 vite më parë në kërkim të Idajeti, i cili ishte Krahu i djathtë i Muhaxherit. Por ata nuk mundën dot të takoheshin me të pasi kur mbërritën në Siri mësuan se i biri, aso kohe, vetëm 24 vjeç ishte vrarë.
Daja i Idajeti dyshon se atë e kanë vrarë shokët e tij.
“Me sa dimë ne e vranë shokët e tij se lufta sa kishte nisur. Thonë që nipi nuk donte të luftonte kur pa situatën atje.”
Familjarët e Ruzhdies thonë se sa mbaroi lufta, ajo u strehua në kamp dhe po presin me padurim të bashkohet me të.
Ndërsa për bashkëshortin e saj, Aliun nuk kanë informacion.
“Për Aliun nuk dimë në është gjallë apo jo. Thuhet se është në një kamp tjetër nuk dimë gjë për të.” /abcnews.al/