Alieno Hypercars ka zbuluar modelin Arcanum, super makinën e re elektrike e cila mund të zhvillojë fuqinë e madhe prej 5221 kuaj fuqi dhe një shpejtësi maksimale prej më shumë se 488 km/orë. Këto specifikime e bëjnë Alieno Hypercars Arcanum një nga super makinat më të shpejta dhe më të fuqishme tërësisht elektrike të dizejnuara ndonjëherë.
Emri i markës është frymëzuar nga fjala “Alieno”, fjala italiane që do të thotë Alien. Modeli Arcanum e ka marrë emrin nga fjala latine arcanum, që do të thotë “sekrete”. Alieno Arcanum është në të vërtetë modeli i parë i kësaj marke të mahnitshme super makinash elektrike, që përfaqëson modelin e tij origjinal debutues në industrinë e automobilave.
Projekti i makinës bazohet në teknologji dhe njohuri të reja Alieno. Makina vjen në katër versione të ndryshme. Modeli më i fuqishëm është Alieno Arcanum RP5 me fuqinë e madhe prej 5221 kuaj fuqi, ndjekur më pas nga modeli Arcanum RP4 me një fuqi prej 4351 kf, Alieno Arcanum RP3 i cili ka 3481 kf dhe versioni Alieno Arcanum RP2 e cila ka 2610 kf të motorit.
Alieno ka një sistem inteligjent të ftohjes ajrore robotike, pasqyra dixhitale anësore aerodinamike, drita LED me matricë adaptive para dhe mbrapa dhe rrota karboni. Çdo element thelbësor i automjetit është në të vërtetë robotik dhe mund të rregullohen në mënyrë elektronike. Përveç opsionit të versionit, ambientit të brendshëm, klientët kanë mundësi zgjedhjeje të baterive, rrotave, timonit dhe sediljeve. /abcnews.al