Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pse nuk bëhen testime masive në shkolla? Evis Kushi: Për 48 orë do dilnin prapë pozitivë

schedule12:11 - 27 Tetor, 2020

schedule 12:11 - 27 Tetor, 2020

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka shpjeguar në Komisionin për Edukimin pse nuk është bërë testim masiv në radhët e mësuesve të shkollave në arsimin parauniversitar. Ajo tha se nuk është ndjekur kjo strategji nga autoritetet shëndetësore duke theksuar se po punohet me gjurmimin e kontakteve.

Kushi u shpreh se edhe nëse do të testoheshin të gjithë mësuesit 48 orë më pas ata do të shfaqnin sërish shenja në rast se do të ishte i infektuar. Ajo shpjegoi si bëhet izolimin i rasteve pozitivë në një klasë dhe kur shkohet deri te karantimi i një klase.

Ndërkohë lidhur me mësuesit që rezultuan pozitivë me koronavirus në dy shkollat e kryeqytetit, ajo tha se tashmë situata është kthyer në normalitet duke theksuar se tashmë mësuesit e infektuar janë zëvendësuar.

“Nuk është ndjekur kjo strategji por e ndjekjes dhe e gjurmimit të kontakteve. Edhe nëse do testonim të gjithë mësuesit 48 orë më pas ata do shfaqnin shenja. Depistimi masiv nuk është element i kapjes në kohë të rastit. Në rastet kur ka raste pozitive izolohen nxënësit që kanë pasur kontakte me të infektuarit dhe jo e gjithë klasa. Vetëm në rast se kemi infektim masiv në një klasë mund të kalohet online për një periudhë të caktuar.

Mësimi në shkollën Emin Duraku vazhdon pozitivisht. Mësuesit pozitivë janë karantinuar. Edhe shkollës në Paskuqan”, tha Kushi./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!