Emily Ratajkowski dhe bashkëshorti i saj Sebastian Bear-McClard janë në pritje të fëmijës së saj të parë. Lajmin se është në pritje të ëmbël supermodelja e ka zbuluar për revistën Vogue, ndërsa thotë se kanë vendosur për të mos e zmuluar gjininë e fëmijës deri në moshën 18-vjeçare.
“Kur unë dhe im shoq i treguam miqve për shtatzëninë time, pyetja e parë e tyre ishte rreth gjinisë dhe se çfarë do të donim ne që të ishte. Ne duam t’ju përgjigjemi të gjithëve që nuk do të duam ta dimë gjininë derisa fëmija ynë të jetë 18 vjeç dhe ta vendosë vetë”, është shprehur Emily.
Ndërkaq, modelja ka ndarë me ndjekësit dhe një fotografi në rrjete sociale, teksa pozon me barkun e rrumbullakosur. /abcnews.al