Kërkesa për imunitetin, apo arrestimin e një deputeti. Procedurat sipas rregullores së Kuvendit

schedule11:58 - 20 Tetor, 2017

schedule 11:58 - 20 Tetor, 2017

Sipas rregullores se Kuvendit, Keshilli i Rregullores Mandateve dhe Imuniteteve vihet ne levizje pas nje kerkese drejtuar nga prokuroria per kufizim ose heqje iminuteti  per nje ligjvenes per te filluar ndjekje penale ndaj tij apo duke leje per arrestimin e tij. Kerkesa i paraqitet keshillit nga kryetari i kuvendit. Po ashtu,  deputeti per te cilin kerkohet fillimi i ndjekjes penale njoftohet mbi kete kerkese, si dhe i vihen ne dispozicion materialet e percjella nga prokuroria, me qellim pergatitjen e tij per te folur gjate mbledhjes se Keshillit te Mandateve dhe Imuniteteve. Ky keshill, sipas rregullores se kuvendit, ka 4 jave kohe pas perfundimit te shyrtimit te kerkeses per te perpiluar raportin qe do t’i percjelle séances plenare, ku rekomandon miratimin ose rrezimin e kerkeses per autorizim per ndjekje penale per deputetin. Shqyrtimi i ketij raporti vendoset si pike e pare ne rendin e dites se séances pasardhese plenare. Ne kete séance i jepet fjala edhe deputetit per te cilin eshte drejtuar kerkesa, ne menyre qe te jape shpjegime ose tu pergjigjet pyetjeve te deputeteve te tjere. Por rregullorja parashikon qe ne kete séance nuk ka diskutime lidhur me Raportin e Keshillit te mandateve. Kuvendi vendos me vote te fshehte nese do te jape apo jo autorizimin per fillimin e ndjekjes penale apo arrestimin e deputetit. Sipas rregullores, nese kuvendi nuk e merr kete vendim, brenda 3 muajve nga data e paraqitjes se kerkeses perkatese, atehere kerkesa konsiderohet e rrezuar nga Kuvendi.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!