Aspirina efekte pozitive? Studimi: Pacientet me Covid që përdorën ilaçin, më pak komplikacione

schedule23:48 - 26 Tetor, 2020

schedule 23:48 - 26 Tetor, 2020

Sipas një studimi të ri, marrja e aspirinës mund të zvogëlojë rrezikun e pacientëve të hospitalizuar mee koronavirus të sëmuren rëndë ose të vdesin.

Studiuesit zbuluan se një pilulë ditore me dozë të ulët mund të ulë gjasat me gati 40 %, për t’u situatë të rënduar të sëmundjes apo për t’u vendosur në intubim.

Për më tepër, ilaçi ul rrezikun e vdekjes nga infeksioni me gati gjysmën e rasteve.

Ekipi, nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Maryland (UMSOM), thotë se gjetjet janë optimiste për efikasitetin e këtij ilaçi të lehtë, dhe të arritshëm, për të ndihmuar në parandalimin e komplikimeve të rënda.

Studim i ri zbuloi se pacientët me koronavirus të shtruar në spital, të cilët morën një dozë të ulët aspirine ditore, kishin 43% më pak të ngjarë të pranoheshin në kujdesin intensiv dhe 44% më pak kishin të ngjarë të kishin nevojë për ventilator.

Përdorimi i përditshëm i aspirinës gjithashtu uli rrezikun e vdekjes nga COVID-19 në mesin e pacientëve të shtruar në spital me 47%.

‘Ky është një zbulim me rëndësi që duhet të konfirmohet përmes një studimi klinik të rastësishëm,’ tha udhëheqësi i studimit Dr Jonathan Choë, profesor asistent i anesteziologjisë në UMSOM.

“Nëse gjetja jonë konfirmohet, kjo do ta bënte aspirinën ilaçin e parë të disponueshëm, pa recetë, për të zvogëluar vdekshmërinë në pacientët me COVID-19.”

Për studimin, revista Anesthesia and Analgesia, u shqyrtuan të dhënat mjekësore të 412 pacientëve me COVID-19, të trajtuar në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Maryland në Baltimore dhe tre spitaleve të tjerë përgjatë Bregut Lindor.

Rreth një e katërta e tyre po merrnin një dozë të ulët me aspirina ditore, para ose menjëherë pasi u pranuan për tu trajtuar nga sëmundjet kardiovaskulare.

Studiuesit kontrolluan për disa faktorë të tillë si mosha, seksi, raca, indeksi i masës trupore dhe kushtet themelore të tilla si hipertensioni dhe diabeti.

Ata që përdornin aspirinë çdo ditë kishin më pak gjasa që të kërkonin trajtimin në kujdesin intensiv me 43 përqind, dhe në 44 % nevojën e oksigjenit.

Rezultatet gjithashtu treguan se aspirina uli rrezikun e vdekjes në spital me 47 përqind krahasuar me ata që nuk merrnin ilacin.

Koronavirusi rrit rrezikun e mpiksjeve të rrezikshme – dhe shpesh vdekjeprurëse – të gjakut që mund të formohen në zemër, mushkëri dhe enë të gjakut.

Sidoqoftë, përdorimi i aspirinës ndërhyn në mënyrën e mpiksjes së gjakut, dhe ekipi beson se është arsyeja pse ilaçi ka qenë efektiv tek disa nga pacientët me COVID-19.

‘Ne besojmë se efektet e hollimit të gjakut të aspirinës sigurojnë përfitime për pacientët COVID-19 duke parandaluar formimin e mikroklotit,’ tha bashkëautori Dr Michael Mazzeffi, një profesor i asociuar i anesteziologjisë në UMSOM.

“Pacientët e diagnostikuar me COVID-19 mund të marrin në konsideratë marrjen e një aspirine çdo ditë deri në momentin që do të konsultohen me mjekun tyre.”

Ekipi shton se ndërsa aspirina nuk ka për qëllim të përdoret si parandaluese kundër koronavirusit, ajo mund të ndihmojë pacientët të cilët janë me rrezik të shtuar për të krijuar ndërlikime.

‘Ky studim shton punën e jashtëzakonshme që studiuesit tanë po bëjnë në Shkollën e Mjekësisë për të ndihmuar në gjetjen e trajtimeve të reja kundër COVID-19 dhe për të shpëtuar jetën e pacientëve,’ tha DR E. Albert Reece, Dekan i USOM.

Ndërsa studimet konfirmuese janë të nevojshme për të provuar se përdorimi i aspirinës çon në rezultate më të mira në COVID-19, provat deri tani sugjerojnë që pacientët mund të diskutojnë me mjekun e tyre, nëse është e sigurt për ata që të marrin aspirinë për të menaxhuar potencialisht parandalimin e komplikimeve serioze nga infeksioni.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!