U ekzekutua në sy të bashkëshortes, ky është viktima në Fier

schedule11:09 - 26 Tetor, 2020

schedule 11:09 - 26 Tetor, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Fier, ku ështe ekzekutuar me armë zjarri një 50 vjeçar.

Burime për Abc News ka siguruar foton e viktimës Ahmet Toska, i cili në momentin  e ngjarjes po shoqëronte për në punë bashkëshorten e tij.

Sipas informacioneve dhe deklaratave të fqinjëve 50 vjeçari ishte një person pa precedentë penale dhe i respektuar në lagje. Rruga në të cilën ai është ekzekutuar ishte itinerari i përditshëm që viktima bashkë me gruan e tij, për të shkuar në punë.

LEXO EDHE: 6 plumba ndaj 50-vjeçarit, kamera e shkollës mund të “tradhtojë” autorët

Ndër të tjera mësohet se 50-vjeçari ka marrë 6 plumba, ndërsa pritet që kamerat e sigurisë të jenë dhe provat që do të çojnë në identifikimin e autorit i cili sipas dëshmive rezulton të ketë qenë një person i maskuar.

Ndërkohë deri më tani sipas banorëve të lagjes viktima mund të jetë ngatërruar dhe nuk ka asnjë pistë ekzakte ku policia po punon për shkaqet e kësaj vrasje. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!