Iggy Azalea publikon foton e parë me të birin, konfirmon ndarjen nga partneri

schedule10:24 - 26 Tetor, 2020

schedule 10:24 - 26 Tetor, 2020

Pak muaj më parë, reperja Iggy Azalea konfirmoi se ishte bërë nënë për herë të parë. “Unë kam një djalë. Po vazhdoja të prisja kohën e duhur për të thënë diçka, por ndihem sikur sa më shumë kohë kalon, aq më shumë e kuptoj se do të jem gjithmonë në ankth për të ndarë një lajm të madh me botën.” shkroi Iggy.

Por katër muaj pasi reperja mirëpriti vogëlushin Onyx, ka publikuar dhe foton e parë të tij. Përmes një postimi në rrjete sociale, Azalea Azalea shfaqet duke mbajtur në krahë djalin e saj të vogël, ndërsa pozon me një fustan të zi.

 

View this post on Instagram

 

??

A post shared by Iggy Azalea (@thenewclassic) on

Reperja gjithashtu ka konfirmuar dhe ndarjen nga babai i vogëlushit, Playboi Carti. Në fakt, artistja la të kuptohej se i kishte dhënë fund marrëdhënies me Cartin përmes disa postimeve në rrjete sociale, spekulime të cilat i konfirmoi më pas. “Ajo që unë doja të thoja natën e kaluar ishte se unë jam duke e rritur djalin tim vetëm dhe nuk jam në një lidhje”.

Reperja e nominuar për Çmimin Grammy njoftoi më 10 qershor se ajo kishte mirëpritur fëmijën e saj të parë, megjithëse nuk e bëri të ditur datën e lindjes. Azalea e bëri të qartë se megjithëse dëshiron ta “mbajë jetën e saj private”, djali i saj “nuk është sekret”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!