Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier i bëri thirrje kombeve për të bashkëpunuar në luftë kundër pandemisë.
“Nëse pas pandemisë nuk duam të jetojmë në një botë, në të cilën zë më shumë vend parimi, “Secili është kundër tjetrit dhe secili për vete”, atëherë kemi nevojë për racionalizmin e mençur të shoqërive dhe qeverive tona.
Jo nacionalizëm me vaksinat
Pandemia duhet të luftohet në frymën e bashkëpunimit e jo në “frymën e nacionalizmit të vaksinave”. Në të gjithë botën shtete të ndryshme, edhe Gjermania, kanë lidhur kontrata me prodhuesit bioteknologjikë për miliona doza të vaksinës.
“Ne të gjithë e dimë, që qeveritë në radhë të parë kanë detyrime ndaj popullsisë së tyre”, tha Steinmeier. Por tek e vërteta bën pjesë edhe një tjetër, që sigurimi i hershëm i vaksinës është në dëm të të tjerëve.
Steinmeier bëri thirrje, që të mbështetet iniciativa ndërkombëtare e vaksinimit, Covax, e cila është mbështetur edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Samiti disa ditor, “World Health Summit” ishte parashikuar të zhvillohej nga e diela me pjesëmarrjen e 2000 organizatave e ekspertëve në Berlin. Për shkak të pandemisë edhe ky samit u kthye në një konferencë online./abcnews.al