“The Guardian” i ka kushtuar një analizë organizimit të botërorit të futbollit në Rusi. Gazeta e njohur britanike thekson se kjo është një mundësi, të cilën Putin shpreson ta përdorë për të nxjerrë vendin nga izolimi.
Gazeta e njohur britanike “The Guardian” i ka kushtuar një analizë presidentit të Rusisë Vladimir Putin, i cili është marrë personalisht me organizimin e kampionatit botëror të futbollit. Sipas të përditshmes, shefi i Kremlinit shpreson të përdorë këtë event madhështor për të nxjerrë vendin nga izolimi ndërkombëtar. Madje raporton tentativën me çdo kusht të Putin në 2010 për të marrë të drejtën e organizimit të Kupës së Botës, për të cilën aludon se ka përdorur dhe asetet të tjera për të bindur FIFA-n që të mbështeste kandidaturën.
“Putin, pa dyshim, shpreson se bota mund të harrojë politikën për një muaj dhe në vend të saj të fokusohet në sharmin enigmatik dhe mitik të shpirtit rus. Megjithatë, realiteti duket ndryshe”, shkruan “The Guardian”. Ndërsa më pas shton: “Sulmi kimik ndaj një agjenti të dyfishtë rus dhe vajzës së tij në Salisbury të Britanisë së Madhe, dëshmitë e dopingut, prentedimet për sulmet kibernetike, sulmet huligane në Marsejë, luftërat, grevat e urisë së të burgosurve dhe shtypja e zërit kritik në Rusi, – të gjitha këto duket se do të bëjnë që Botërori i Rusisë 2018 të jetë më i politizuari i zhvilluar ndonjëherë.
Një seri imazhesh ironike në rrjetet sociale kujtojnë këto ngjarje. Imazhet, të cilat riinterpretojnë posterat zyrtarë të Botërorit tregojnë një lojtar të që ka veshur një kostum për tu mbrojtur nga rrezatimi me titullin “Novichok 2018”, tregojnë një portier prapa “rrjetës” së burgut, dhe një tjetër, duke gjuajtur një top futbolli i cili merr formën e një rakete që i drejtohet një avioni plot me pasagjerë. Në përfundim media britanike nënvizon se Kupa e Botës është një mëndësi e mirë për Rusinë që të përmiqësojë qëndrimin e saj, ose në të kundërt gjërat do të shkojnë shumë keq. /abcnews.al