Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov rezulton pozitiv për koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vrtë ai në një postim në rrjetet sociale.
“Megjithëse RHI më hoqi zyrtarisht karantinën, të premten unë shtyva të gjitha takimet dhe ngjarjet publike për ditët në vijim. Pas dy testeve PCR sot jam pozitiv për COVID-19. Kam një mosdispozicion të përgjithshëm, për momentin dhe në përputhje me këshillat e mjekëve, unë do të qëndroj në trajtim në shtëpi. Jam i sigurt që duke ndjekur masat, ne do të kemi sukses së bashku!”, ka shkrua ai.
Që nga fillimi i pandemisë në Bullgari janë regjistruar 37,562 raste të reja me Covid-19, ndërsa 1,084 kanë humbur jetën. g.v/abcnews.al