Task-Forca anti-Covid, Skënderi: Asnjë tolerim që cenon shëndetin e konsumatorëve

schedule15:36 - 25 Tetor, 2020

schedule 15:36 - 25 Tetor, 2020

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se ka intensifikuar kontrollet nëpër biznese tashmë edhe me një fokus më specifik: parandalimin e zgjerimit të vatrave të infeksionit të koronavirusit. Drejtori i ri i përgjithshëm i AKU-së, Bledar Skënderi zhvilloi një takim me strukturat rajonale të institucionit në Korçë dhe Gjirokastër.

Ai kërkoi nga trupat inspektuese të cilat janë pjesë e Task-Forcës anti-covid, që “në sfidën e përbashkët për garantimin e sigurisë ushqimore të mos tolerohet asnjë subjekt që cënon shëndetin e konsumatorëve”.

Skënderi vlerësoi punën dhe rolin e Task-Forcës Anti-Covid në këshillim dhe ndërgjegjësim të bizneseve dhe qytetarëve për zbatim të përpiktë të protokolleve të sigurisë, si mënyrë e vetme për të shmangur përhapjen e virusit.

AKU raporton se ka zhvilluar 422 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin. “Gjatë inspektimeve janë dhënë tetë masa me paralajmërim në biznese ushqimore, për mungesë të rinovimit të librezave shëndetësore, mungesë të Planit 3D, si dhe rinovim të analizave të ujit. Janë marrë 25 mostra në monitorim të qumështit dhe të analizimit të  fruta-perimeve për mbetje pesticide”mbyllet njoftimi./ db/Abcnews.al