Turqia mbrëmjen e së shtunës në vijim të hetimeve të Oruc Reis ka lëshuar një tjetër NAVTEX të ri, i cili do të vazhdojë hetimet deri më 4 nëntor.
NAVTEX do të ketë në mbikqyrje një zonë në jug të Rodosit dhe në lindje e juglindje të Karpathos. Ndërkohë direktiva e mëparshme e lëshuar nga stacioni hidroelektrik Antalia ishte e vlefshme deri më 27 tetor.
Ndërkaq Turqia më parë njoftoi stërvitjet ushtarake në Mesdheun Lindor në 27, 28 dhe 29 Tetor. Njoftimi i këtyre ushtrimeve vjen menjëherë pas deklaratës publike të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg mbi një moratorium mbi ushtrimet gjatë festave kombëtare të Greqisë dhe Turqisë (28 dhe 29 Tetor)./abcnews.al