Një nga grevistët e urisë në Ballsh, Silva Fejzaj është dërguar me urgjencë në spitalin e Ballshit.
Ajo u dërgua me automjet privat nga kolegët pasi gjendja e saj shëndetësore ka qenë shumë e rëndë.
Burime për Abcnews.al kanë njoftuar se gjendja shëndetësore e grevistes është e rëndë, ndërsa mjekët e spitalit janë duke i dhënë ndihmën mjekësore.
Gratë greviste janë shprehur të vendosura për përmbushjen e kërkesave të tyre.
Që prej fillimit ato kanë kërkuar tu jepen pagat e prapambetura ndryshe nuk do e lënë grevën e urisë.
Greva është në ditën e 28-të ndërsa gratë janë në ditën e 10-të të grevës së urisë.
n.d./abcnews.al