Si të shmangni avullin tek syzet: Truket që duhet të dini kur mbani maskë

schedule14:06 - 24 Tetor, 2020

schedule 14:06 - 24 Tetor, 2020

Maska është bërë e domosdoshme në këtë kohë pandemie. Të gjithë janë të detyruar ta mbajnë, edhe nëse mund të krijojë shumë bezdi. Nëse rastësisht jeni edhe një person që mban syze (ose thjesht dikush që dëshiron të veshë syze dielli jashtë), mund ta gjeni veten me një çështje tjetër bezdisëse: Lentet vazhdojnë të mjegullohen.

Maska e drejton frymën drejt syzeve tuaja dhe avujt formojnë kondensim në lentet e ftohta. Por, çfarë duhet të bëni për ta shmangur këtë? Zgjidhja është shumë e thjeshtë: Lajini lentet me ujë dhe sapun. Një studim tregoi se nëse i lani lentet me ujë dhe sapun, largoni lagështirën e tepërt dhe më pas i lini të thahen në ajër, ata do t’i rezistojnë mjegullimit.  Një tjetër mënyrë për të shmangur krijimin e avullit është të përdorni produkte që janë posaçërisht për këtë shqetësim.

Nëse nuk arrini të gjeni produkte të tilla, mund të aplikoni një metodë tjetër duke i larguar syzet më larg drejt majës së hundës. Në këtë mënyrë, i largon nga rruga e drejtpërdrejtë e frymëmarrjes. Gjithashtu, nëse mund ta formoni maskën që të përshtatet më shumë rreth formës së fytyrës, ka më pak mundësi që ajri i lagësht të arrijë syzet tuaja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!