Arrestohen 6 persona për vepra të ndryshme penale, procedohet penalisht një 20-vjeçar

schedule09:38 - 24 Tetor, 2020

schedule 09:38 - 24 Tetor, 2020

Gjashtë persona janë arrestuar nga Policia e Elbasanit për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu një 20-vjeçar, banues në fshatin Dardhë, Librazhd, u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Në të gjithë qarkun Elbasan, policia ka vijuar kontrollet në zbatim të planit të masave për evidentimin e ndëshkimin ligjor  të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

DVP Elbasan/ Informacion

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 6 shtetas si dhe është proceduar penalisht 1 tjetër për vepra të ndryshme penale.

Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë qarkun Elbasan, në zbatim të planit të masave për evidentimin e ndëshkimin ligjor  të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Konstatohet një subjekt që ishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit.

Arrestohen në flagrancë  shtetasit R.N., 29 vjeç, ( pronari i lokalit i cili e kishte marrë me qera) dhe  Xh.B., 21 vjeç( kamarier) banues në Gramsh, për veprat penale  “Organizimi i lotarive të palejuara”, dhe  “Fshehja e të ardhurave”. Arrestimi i tyre  u bë pasi, në lagjen “18 Gushti”, Gramsh, në subjektin e  “Bar-Kafe”,  iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dy aparat celular me faqe sportive të hapura, ku ishin të vendosura biletat me ndeshje, një kompjuter dhe një monitor.

—–

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd,  arrestuan në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim,  shtetasit M.Ç., 21 vjeç, dhe D.Ķ., 23 vjeç,  banues të dy në fshatin Kokrevë, Librazhd. Arrestim i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, në fshatin Hotolisht, Librazhd, pas një konfliktit të çastit për motive të dobëta kanë goditur me mjet të mprehtë thikë shtetasin F.D., 23 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallzim krimi”, shtetasin K.K., 20 vjeç, banues në fshatin Dardhë, Librazhd.

—-

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: L.M., 30 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  arrestuan në flagrancë shtetasin: B.Sh., 36 vjeç, banues në Tiranë,  pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletën në gjëndje të dehur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë  pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime e mëtejshme proceduriale.

/abcnews.al/