Lajme të mira për Andrea Pirlon. Mesfushori i Juventusit, Weston McKennie ka fituar betejën ndaj koronavirusit dhe është shëruar plotësisht.
22-vjeçari amerikan ka marrë përgjigjen e tamponit të fundit, që ka rezultuar negativ. Lajmi jepet nga kampionët e Italisë me anë të një postimi në Twitter.
.@WMckennie cured of Covid 19: https://t.co/IsowNCmPoD pic.twitter.com/V5X34jeGS1
— JuventusFC (@juventusfcen) October 23, 2020
McKennie rezultoi pozitiv në datë 14 tetor dhe gjithë këto ditë i kaloi i izoluar. Karantina ka marrë fund me përgjigjen e sotme dhe është gati të kthehet në stërvitje. /abcnews.al