Prokuroria e Elbasanit këtë të premte ka marrë në pyetje kryebashkiakut të Gramshit, ndërkaq gazetari i Abc News Aldo Kozarja, ka mësuar se para tij janë marrë në pyetje edhe kryetarët e bashkive të dy qyteteve, ai i Peqinit Lorenc Tosku dhe i Librazhdit, Kastriot Gurra, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.
Burime për Abc News bëjnë me dije se kryebashkiaku i Peqinit është marrë në pyetje, pasi akuzohet se makinën e bujqësisë e ka përdorur për nevoja të veta private. Ndërkohë kreu i bashkisë së Librazhdit u thirr në prokurori pasi ndaj tij ka një kallëzim penal për prishjen në mënyrë të paligjshme të një prone private.
Ndërkohë në lidhje me marrjen në pyetje nga prokuroria ka reaguar vetëm kreu i bashkisë së Gramshit, që theksoi se është gati të shkojë në prokurori sa herë të thërritet./abcnews.al