Egnatia vazhdon të tregojë një formë të mirë dhe ditën e sotme ka fituar përballë një ekipi të Kategorisë Superiore. Djemtë e Gugash Maganit mposhtën 2-1 Skënderbeun në miqësoren e luajtur në stadiumin e qytetit të Peqinit.
Ekipi i Kategorisë së Parë, u hodh menjëherë në sulm dhe gjeti rrugën e rrjetës falë Metës dhe Çelhakës, duke e mbyllur fraksionin e parë të ndeshjes në avantazh të dyfishtë.
Kollçinaku shkurtoi rezultatin për skuadrën e Julian Ahmatajt në minutat e para të pjesës së dytë, por rrogozhinasit ia dolën ta ruanin avantazhin dhe në fund fituan gjithë takimin me rezultatin 2-1. /abcnews.al
Miqësore, stadiumi i Peqinit
Egnatia-Skënderbeu 2-1
(Meta 16′, Çelhaka 25′ / Kollçinaku 52′)