Fuat Vjerdha bëhet zyrtari i parë në sistemin e drejtësisë që është kthyer në detyrë në krye të Gjykatës së Apelit të Shkodrës.
Rikthimi në detyrë i tij është konfirmuar nga vetë Vjerdha përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Vjerdha pas përjashtimit të tij nga Vettingu apeloi dhe KPA pas disa muajsh vendos rikthimin e tij ne detyre duke u bërë i pari që rikthehet sërish në postin e tij drejtues.
Ndërkohë Ardjan Hajdari ishte kryesues i trupës së KPA, Ina Rama relatore dhe anëtar Natasha Mulaj, Rezarta Shulc dhe kreu i KPA Albana Shtylla. Vendimi është marrë në dhomën këshillimi të mbyllur nga KPA.
Fuat Vjerdha është një prej anëtareve që votoi kundër vendimit për gjykim të shkurtuar ndaj Dritan Dajtit, por pavarësisht kësaj nuk e kaloi Vettingun por tashme ai do te rikthehet ditën e hënë të javës se ardhshme në punë pas vendimit te KPA.
KPK në vendimin e saj për shkarkimin e Vjerdhës në qershor të 2019-ës si shkak kryesor theksonte problemet me profesionalizmin e tij në punë.
Gjithashtu ndaj Vjerdhës ka pasur edhe denoncime mbi uljen e dënimit të një çifti të akuzuar për mashtrim në shuma të mëdha dhe pafajësia për dy zyrtarë të akuzuar për shpërdorim detyre, u dukën si problemet kryesore me të cilat u përball ai gjatë seancës dëgjimore.
VENDIMI
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natash a Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.42/2019, datë 17.09.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Fuat Vjerdha, kundër vendimit nr. 155, datë 10.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
1. Ndryshimin e vendimit nr. 155, datë 10.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Fuat Vjerdha dhe konfirmimin e tij në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Shkodër.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall në Tiranë, më datë 23.10.2020.
/abcnews.al