Ekspertët ushtarakë mendojnë se forcat ushtrisë së Azerbajxhanit kanë aktualisht një problem të madh në përballjen me armënët.
Sipas tyre, gjatë katër javëve të luftës në rajonin e Nagorni Karabakhut, forcat azere kanë shkatërruar pjesën më të madhe të teknikës ushtarake të armënëve dhe tashmë kanë mbetur pa objektiva me peshë për të goditur me dron.
Kjo, sipas ekspërtëve, shpjegon edhe faktin se përse dronët azerë janë duke sulmuar grupe ushtarësh nëpër llogore dhe jo tanke apo mjete të tjera ushtarake, të cilat janë shkatërruar më herët.
https://www.youtube.com/watch?v=JgI6gV5zWos&feature=youtu.be
Ndërkohë, sëfundmi ushtria azere ka publikuar pamje nga sulmet me dron ndaj objektivave armene ku në një rast duke edhe momenti kur droni kamikaz përplaset me një mjet ushtarak.
Bëhet fjalë për një dron të pajisur me lëndë shpërthyese, e cila aktivizohet në momentin e përplasjes.
Palët nuk kanë bërë të qartë një numër total të viktimave, megjithatë burimet ruse bëjnë me dije se të vdekurit nga të dyja anët numërohen në rreth 5 mijë. Ky është një numër shumë i madh për një luftë që ka zgjatur më pak se një muaj duke pasqyruar ashpërisë e luftimeve për një rrip toke vetëm 4 400 kilometra katrorë. /abcnews.al