Humb jetën nga koronavirusi profesori Elmaz Eltari. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të tij me anë të një postimi në Facebook.
Siç njoftojnë familjarët, profesor Eltari u shua në spitalin Infektiv pas shumë ditësh në luftë me Covid-19.
Elmaz Eltari ka qenë profesor i Mjekësisë në Shqipëri dhe Kosovë. Shef pavijoni tek Infektivi në QSUT dhe është zbuluesi dhe trajtuesi i parë i etheve infektive në Shqipëri.
Sipas mbesës së tij, profesori ka shpëtuar dhjetëra jetë njerëzish. s.b/abcnews.al/