Kujdes nga pluhuri me Covid-19 që vjen nga Kina: Njoftimi i çuditshëm në Korenë e Veriut

schedule11:59 - 23 Tetor, 2020

schedule 11:59 - 23 Tetor, 2020

Koreja e Veriut ka paralajmëruar qytetarët e saj të qëndrojnë brenda për shkak të frikës se “pluhuri i verdhë” që fryn nga Kina mund të “transportojë” koronavirusin, raporton BBC

Rrugët e kryeqytetit Pyongyang ishin praktikisht të zbrazëta të enjten pas paralajmërimit.

Shteti  pretendon se nuk ka asnjë rast me koronavirus dhe se ka qenë në gatishmëri të lartë që nga janari  duke mbyllur kufijtë dhe duke kufizuar lëvizjen e qytetarëve.

Televizioni Qendror Korean(KCTV) i kontrolluar nga shteti transmetoi segmente të veçanta të motit të mërkurën, duke paralajmëruar një fluks i pluhurit të verdhë do të prekte vendin të nesërmen.

Pluhuri i verdhë i referohet rërës nga shkretëtirat mongole dhe kineze që fryjnë në Korenë e Veriut dhe të  Jugut në periudha të caktuara të vitit. Ajo është e përzier me pluhur toksik që prej vitesh ka ngritur shqetësime shëndetësore në të dy vendet.

Ambasada Ruse në Pyongyang tha në faqen e saj në Facebook  se ministria e jashtme e Koresë së Veriut kishte paralajmëruar atë dhe misionet e tjera diplomatike dhe organizatat ndërkombëtare në vend në lidhje me stuhinë e pluhurit, duke rekomanduar të gjithë të huajt të qëndrojnë në shtëpi, transmeton abcnews.al

Media shtetërore e Koresë së Veriut ka arsyetuar se ka disa hulumtime që tregojnë se koronavirusi transmetohet nga ajri prandaj të gjithë duhet të tregohen të kujdesshëm.

Pavarësisht pretendimit se vendi nuk ka raste me koronaviurs, ekziston frika e madhe rreth Covid-19 në Korenë e Veriut dhe udhëheqësi Kim Jong-un ka mbajtur takime të nivelit të lartë për t’u siguruar që kufizimet e forta të vazhdojnë në vend.

Ndërkohë, analistët kanë deklaruar se nuk ka gjasa që Koreja e Veriut të mos ketë raportuar asnjë rast me koronavirus. s.ba/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!