Pioli: Milani im nuk është normal! Titulli? Janë 5 ekipe më të forta

schedule08:38 - 23 Tetor, 2020

schedule 08:38 - 23 Tetor, 2020

Stefano Pioli i është gëzuar fitores me Celtic në Europa League, por nga ana tjetër e di se Milani i tij ka vend për përmirësim. “Ishte një ndeshje që e kontrolluam me karakter dhe cilësi, edhe pse bëmë disa gabime në aspektin teknik dhe rrezikuam në pjesën e dytë. Ishte e rëndësishme të tregonim se nuk ishim një ekip normal.

Një ekip normal ka më pak motivim dhe vendosmëri pas një fitoreje në derbi. Ne vërtetuam se po i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës dhe duam të vazhdojmë të fitojmë”, tha fillimisht Pioli për “Sky Sport Italia”, ndërkohë që më pas pyetet në lidhje me sekretet e Milanit.

“Nuk ka asnjë sekret, vetëm kemi punuar në një drejtim prej disa kohësh. Klubi, lojtarët, stafi dhe të gjithë ndihen pjesë integrale e këtij projekti. Të gjithë punojmë së bashku që të përmirësohemi në vazhdim. Klubi ka meritat e veta për vazhdimin e punës dhe për sjelljen e disa lojtarëve të rinj e të talentuar, që mund t’i shtojnë cilësi ekipi duke u përzier me grupin.

Pastaj rezultatet e mira e rrisin vetëbesimin, por ne e dimë mirë se momentet e vështira do të vijnë dhe duhet të punojmë që t’i kalojmë. Po paraqitemi mirë sepse nuk shpërdorojmë asnjë sekondë nga koha jonë së bashku dhe gjithmonë e konsiderojmë ndeshjen e radhës si më të rëndësishmen”.

A është ky Milan larg atij që mund të luftojë për titullin? Pioli shprehet kështu: “Mendojmë se jemi në një nivel të mirë dhe e dimë se ku duam ta mbyllim sezonin. Jemi ambiciozë, por nuk duhet të jemi të nxituar. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë në çdo detaj, teknik, taktik, fizik, si dhe të bazohemi tek afrimet në janar ose verën e ardhshme.

Duke thënë këtë, aktualisht janë 4 ose 5 skuadra që janë më të forta. Ne duam të vazhdojmë formën e mirë dhe mbi të gjitha udhëtimin e nisur nga janari. Prej asaj periudhe jemi rritur vazhdimisht. Në janar ndryshoi gjithçka për shkak se morëm lojtarë që ishin të përshtatshëm për stilin tonë të lojës, si dhe mbushëm boshllëqet që kishim në skuadër”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!