Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkëmbi, Dede dhe Canaj në kor: Pse Laçi mund të tentojë titullin

schedule23:40 - 22 Tetor, 2020

schedule 23:40 - 22 Tetor, 2020

Bledi Shkëmbi, Nevil Dede dhe Agim Canaj, gjatë emisionit “Pressing”ABC News futën në lupë skuadrën e Laçit, që është përforcuar gjatë kësaj vere dhe mund të tentojë për herë të parë titullin kampion. Kurbinasit nuk kanë dalë të thonë me të madhe ta thonë që duan të dalin kampionë, por nga trajnerët e cituar më lart thuhet me bindje se janë pretendentë për trofeun.

SHKËMBI – “Mendoj se ka bërë një investim të mirë Laçi, edhe Teuta. Afrimet më të goditura i kanë bërë këto dy ekipe. Laçi do rivalizojë për titull, sipas mendimit tim. Në ato pikat ku kishin ndonjë problem kanë marrë lojtarët e duhur, për të krijuar edhe dublimin e skuadrës. Kur kishin mungesa kishin probleme me stolin. Kanë krijuar një grup të mirë dhe të fortë. Ka investuar Laçi, Teuta, Tirana po ashtu. Partizani është gjithmonë aty për të garuar për vendin e parë. Kampionët një nga këto ekipe do të dalë”.

DEDE – “Ata kanë dubluar çdo pozicion. Kur shoh që Obanor-Selmani do jenë dyshja, mendoj se çfarë do të ndodhë me kapitenin Ignjatovic. Problemi është si do menaxhohet skuadra në rast se nuk ka rezultate. Shoh që Laçi është forcuar më shumë se çdo skuadër tjerë. Kur nuk shet Nwabueze, forcon mbrojtjen dhe mesfushën, merr një nga portierët më të talentuar, tregon që ka objektiva madhorë.

Në momentin që ai burri me pak investime del gjithmonë në Europa League, përderisa tani po investon nuk ka nevojë ta thotë që do të dalë kampionët. Ka investuar në fusha, tek ekipi U21 ka bërë ekipin U19. Nuk mund të mbajë një sulmues, që mund ta shesë 300-400 mijë euro, nuk është i çmendur. Le të mos e thotë, ai është kandidat publikisht për titullin kampion. Ka një faktor pozitiv, presidenti i Laçit është treguar inteligjent. Do të forcojë skuadrën dhe të bëjë mirë. Pandemia ka ndikuar që të mos ketë tifozë dhe bie efekti fushë”.

CANAJ – “Laçi i ka realizuar objektivat ndër vite. Presidenti ka arritur rezultate me kosto të ulëta. Të tjerët kanë shpenzuar dhe nuk e kanë bërë. I ka ardhur koha, edhe pse nuk ka arritur objektiva madhore. Ata nuk thonë që do dalim kampionë. Kanë marrë lojtarë të njohur, të cilët kanë luajtur, morën lojtarë agresivë siç duan ata.

Normalisht pse të mos e tentojnë vendin e parë, pa e futur në vendin e parë. Çdo njeri ka të drejtë të besojë. Laçi është i fortë në fushën e vet edhe me gjysmën e lojtarëve. Ata dinë të motivojnë skuadrën më shumë se kushdo. Me plotësimin e skuadrës, pse jo. Si u ndërtuan Skënderbeu e Kukësi. Është gjithë ai Milan dhe nuk thotë që jam për titull. Investohet dhe pastaj shikohet”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!