Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka nxjerrë shifrat e të vdekurve nga konflikti i përgjakshëm mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.
Putin tha në një konferencë në Valdai se nga informacionet që kishin, përllogaritet që të vdekurit të jenë rreth 5 mijë tek të dyja palët, shkruan abcnews.al.
Putin said that, according his figures, more than two thousand people have died on both sides of the conflict, and the combined death total is approaching five thousand. He noted that only 13k Soviet troops died in Afghanistan over 10 years. 1345/https://t.co/Zz9FqKE5jH pic.twitter.com/tuPTIw1a22
— Rob Lee (@RALee85) October 22, 2020
Presidenti rus theksoi se kjo është një tragjedi dhe se përgjatë 10 viteve të pushtimit të Afganistanit nga ish-Bashkimi Sovjetik u vranë 13 mijë ushtarë gjithsej.
Ai i dha përgjigje edhe pyetjes nëse do të ndërhynte Rusia në këtë luftë duke thënë se si Armenia, ashtu edhe Azerbajxhani ishin aleatë të tyre dhe se në fakt, kjo luftë duhej të merrte fund. /abcnews.al

