Marash Kumbulla shënoi golin e fitores për Romën kundër Young Boys. Qendërmbrojtësi realizoi me kokë dhe skuadra italiane e nisi mbarë rrugëtimin në fazën e grupeve të Europa League. Vlerësimet për djaloshin nga Malësia e Madhe kanë qenë të shumta, madje u zgodh “Njeriu i Ndeshjes”.
Tuttomercatoweb e ka vlerësuar të riun me notën 6.5 dhe vë në dukje faktin që shënoi, duke e shoqëruar me standarden “në kohën e duhur dhe në vendin e duhur”. CalcioMercato e ka vlerësuar si më të mirin e ndeshjes dhe i jep notën 7 Kumbullës.
https://streamable.com/g13ie4
“Është më i riu i treshes, dhe duket një nga ata djemtë e shkëlqyer të sapomarrë në punë që duhet t’u tregojnë gabimet atyre që janë afër daljes ne pension. E bën diçka të tillë si me siklet, por është i vetmi që i ndal zviceranët. Në pjesën e dytë ai bën dy gjuajtje me kokë, të duhurën në zonën e kundërshtarit që e ngre Romën nga një situatë jo e mirë”, shkruan portali italian. /abcnews.al
? Retweet if Marash Kumbulla was your #ASRoma @qatarairways Man of the Match against Young Boys pic.twitter.com/bxLOQPcQZM
— AS Roma English (@ASRomaEN) October 22, 2020