Jo të paktë janë ata që me kalimin e viteve kanë probleme me hemorroidet të cilat nuk duhen neglizhuar. Kirurgia e përgjithshme në Spitalin Hyegeia, dr. Erjona Sinani tregon disa nga patologjitë më të shpeshta ku janë më evidente nga grupmosha 45 deri në 65 vjeç.
Mjekja Sinani jep disa këshilla se si ta kapërcejmë sa më lehtë këtë problem, duke veçuar ndër to aktivitetin fizik dhe ushqyerjen. Specialistja në Hygeia rekomandon se nëse pacienti sheh përkeqësim të hemorroides, duhet patjetër konsulta me mjekun pasi mund të fshihen edhe sëmundje të tjera.
Në Spitalin Hygeia për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare problemit të hemorroideve, përveç trajtimeve të tjera mund të bëhet edhe trajtimi me kirurgji./ Abcnews.al