Kreu i Kadastrës Artan Lame ka humbur të atin. Lajmin e ka bërë me dije vetë Lame përmes një statusi në rrjetet sociale. Lame thotë se i ati nuk mundi të fitojë betejën me sëmundjen, ndërsa shpreh trishtimin që nuk mundi t’i gjendej pranë në momentet e fundit.
“Me trishtim ju bëj me dije se babai, Adili, nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen. Të gjithë menduam se do t’ja dilte, por nuk kish qenë e thënë. Iku i qetë, duke na lënë të gjithëve midis trishtimit që nuk ju gjendëm dot pranë në momentet e fundit. Ftoj të gjithë ata që e patën njohur në jetë, ta kujtojnë gjithmonë me humorin e përhershëm dhe dashurinë për jetën”, shkruan Lame.
Lame u konfirmua pozitiv ditën e djeshme me Covid-19, por ndërkohë nuk dihet ende se çfarë sëmundje i mori jetën të atit. Ai është vetëkarantinuar dhe është duke marrë trajtimin në shtëpi./mv. abcnews.al
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2743313379268817&id=1634471786819654