Sytë nga SHBA, por luftimet zbehin shpresat për marrëveshje mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

schedule15:44 - 22 Tetor, 2020

schedule 15:44 - 22 Tetor, 2020

Shpresat për t’i dhënë fund gati një muaji gjakderdhjeje në territorin malor të Nagorno-Karabakut, duket sëe janë të zbehta pasi betejat mes Armenisë dhe Azrebajxhanit vazhduan edhe këtë të enjte.

Betejat e sotme ndodhen në prag të bisedimeve që priten të mbahen në Washington, shkruan Reuters, përcjell abcnews.al.

Planet për Sekretarin e Shtetit të SHBA Mike Pompeo për t’u takuar me ministrat e jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë të premten ngritën shpresat këtë javë që të dy ish republikat sovjetike do të bien dakord t’i japin fund luftimeve.

Por këto shpresa janë zbehur nga luftimet e vazhdueshme të rënda në Nagorno-Karabakut, një territor i shkëputur i cili është brenda Azerbajxhanit por i kontrolluar nga armenët etnikë, përcjell abcnews.al.

Kryeministri i Armenisë tha të mërkurën se nuk mund të shihte asnjë zgjidhje diplomatike të konfliktit të gjatë në këtë fazë. Nga ana tjetër, Presidenti i Azerbajxhanit tha të martën se vendi i tij do të rimarrë Nagorno-Karabakun me forcë.

Qindra njerëz janë vrarë që nga luftimet e ndezura në 27 shtator, duke ngritur frikën e një lufte më të gjerë në Turqi dhe Rusi dhe duke rritur shqetësimet në lidhje me sigurinë e tubacioneve në Azerbajxhan që transportojnë gaz dhe naftë azer përmes Kaukazit të Jugut në tregjet botërore. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!