Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Ministrja belge në terapi intensive pas infektimit me Covid-19

schedule14:55 - 22 Tetor, 2020

schedule 14:55 - 22 Tetor, 2020

Ministrja e Jashtme belge, 45-vjeçarja Sophie Wilmès, është shtruar në spital dhe ndodhet në terapi intensive, vetëm pak ditë pasi rezultoi pozitive me Covid 19.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat belge që citojnë zëdhënësen e Wilmes, e cila megjithatë ka sqaruar se gjendja e saj është e qëndrueshme.

Me 10.539 viktima të regjistruara,  Belgjika është vendi i dytë në botë me numrin më të lartë të vdekjeve në raport me popullsinë.



Ndërkohë niveli i rasteve pozitive tek të gjithë personat e testuar ka arritur në 16,3%  në nivel kombëtar, ndërkohë që Brukseli mban rekordin me 24,5%./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!