Atentati i dështuar ndaj biznesmenit, të arrestuarit mohojnë përfshirjen, por i “gozhdojnë” pamjet

schedule14:00 - 22 Tetor, 2020

schedule 14:00 - 22 Tetor, 2020

Abc News mëson se katër të arresturit për vrasjen e mbetur në tentativë të biznesmenit Andon Dhima nuk e kanë pranuar përfshirjen në ngjarje edhe pse prokuroria e ka të dokumentuar me prova filmike.

Sipas burimeve nga grupi hetimor janë me dhjetra orë pamje të kamerva të sigurisë që janë sekuestruar dhe nga kqyrja e të cilave do të përcaktohet edhe roli që ka pasur secili nga të arrestuarit.

Ditën e djeshme policia arriti që të zbardhte ngjarjen duke arrestuar dy personat që tentuan të vrasin biznesmenin, Grid Leno 45 vjeç, lindur në Tiranë, i dënuar më par me 6 vite burgim per vjedhje me armë në Gjermani dhe Albin Hoxha 35 vjeç, lindur në Laç dhe banues në Tiranë, i dënuar më par për plagosje me armë.

Po ashtu në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur të identifikohen dhe të ndalohen dy bashkëpunëtorët në këtë ngjarje; Maringlen Matohiti 30 vjeç, lindur  në Elbasan dhe banues në Tiranë.

Gjithashtu u arrestua edhe Enea Hoxha 26 vjeç, lindur në Laç dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë me 4 vite e 9 muaj per “Prodhim dhe  shitje te lendeve narkotike”.

Gjatë operacionit policia sekuestroi në cilësinë e provave materiale: një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, mjeti në pronësi të Albin Hoxhës, që dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes, veshjet e përdorura nga autorët, një shkop hekuri policie, një palë pranga, 6 telefona celularë, rroba uniforme policie dhe kamuflazhi e prova të tjera materiale.

Dhima përshëndeti policinë për operacionin e kryer duke kërkuar që organet e drejtësisë të mos shantazhohen nga asnjë person për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ditën e nesërme, 4 të arrestuarit do të dalin para gjykatës për masë sigurie./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!