Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Renditja e kombëtareve: Shqipëria dhe Kosova humbasin pozicione, Belgjika në krye

schedule11:59 - 22 Tetor, 2020

schedule 11:59 - 22 Tetor, 2020

FIFA ka publikuar renditjet e kombëtareve për muajin tetor. Shqipëria e Edi Rejës ka humbur tre pozicione krahasuar me shtatorin dhe tani renditet në vend të 69-të.

 

Kombëtaret më të forta…

Një vend më poshtë se muajin e kaluar edhe për Kosovën, me dardanët që pozicionen në vend të 117-të. Pak ndryshime në dhjetë vendet e para.

 

Renditja e kuqezinjve

Belgjika kryeson prej kohësh, teksa kampionët e botës të Francës dhe Brazilit plotësojnë podin. Më pas me radhë: Anglia, Portugali, Spanja, Uruguai, Argjentina, Kroacia dhe Kolumbia.

 

Pozicioni i Kosovës

Italia e Roberto Mancinit nuk lëviz nga vendi numër 12, teksa më pas vjen Danimarka, që është rritur me tre pozicione. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!