Disa këshilla si ta bëni fëmijën tuaj të hajë ushqim të shëndetshëm

schedule12:20 - 22 Tetor, 2020

schedule 12:20 - 22 Tetor, 2020

Një studim i kryer së fundmi tregoi se 46 përqind e fëmijëve refuzojnë të hanë perime. Për më tepër, 75 përqind e prindërve shprehën shqetësime rreth të ushqyerit të fëmijëve të tyre. Por, edhe pse fëmijët refuzojnë të konsumojnë disa lloje ushqimesh, ka një zgjidhje për këtë. Bright Side ka renditur disa këshilla që duhet të ndiqni për ta bërë fëmijën tuaj të ushqehet shëndetshëm.

Bëni pazar së bashku me fëmijët

8 këshilla se si ta bëni fëmijën tuaj të hajë ushqim të shëndetshëm

Fëmija juaj duhet të përzgjedhë ushqimet. Një ide e mirë është t’i merrni me vete në treg, pasi kur ata e zgjedhin diçka vetë ka shumë të ngjarë që ta konsumojnë më pas atë.

Luaj me ushqimin

8 këshilla se si ta bëni fëmijën tuaj të hajë ushqim të shëndetshëm

Duhet të jeni kreativ me ushqimin. Provoni ta rregulloni ushqimin në pjatë në forma qesharake apo siç ata e pëlqejnë, pasi në këtë mënyrë fëmijët janë më të predispozuar për ta konsumuar atë që nuk e preferojnë.

Lërini të hanë vetë, pa ndihmën tuaj

8 këshilla se si ta bëni fëmijën tuaj të hajë ushqim të shëndetshëm

Fëmijët duhet të kenë pavarësi në pjatën e tyre. Përveç kësaj, nëse është një ushqim që e kanë zgjedhur vetë, ka shumë të ngjarë që ta hanë. Sigurohuni që në pjatë të ketë një përzierje të ushqimeve me proteina dhe karbohidrate.

Gatuani së bashku me to

 

View this post on Instagram

 

Best Sunday ever making the roast with mum , Harper Seven & @brooklynbeckham ♥️♥️♥️ #goodTimes ?

A post shared by David Beckham (@davidbeckham) on

Mund të duhet pak punë, por rezultati mund të jetë i jashtëzakonshëm. Fëmijët duan të bëhen kreativë, përse pse të mos i njihni me artin e gatimit? Planifikoni një vakt me ta dhe lëreni fëmijën tuaj të ndihmojë në kuzhinë.

Ofrojuni fruta dhe perime të freskëra dhe nëse nuk i hanë ato

8 Tips for How to Make Your Child Eat Healthy Food

Është e rëndësishme t’ju ofroni fëmijëve tuaj gjithmonë perime dhe fruta. Ata mund të mos dëshirojnë t’i hanë, por kjo do të krijojë një zakon. Kështu që ndërsa rriten, ata nuk do të ndihen rehat pa ndonjë lloj perimesh në tryezë.

Gatuaj ushqime të shëndetshme në mënyrë që të gjithë të hanë të njëjtën gjë

https://www.instagram.com/p/B30cJaBpiwU/?utm_source=ig_embed

Mos përgatitni pjata të ndryshme për fëmijët dhe të rriturit në familjen tuaj, por duhet të hani të njëjtin vakt. Ky skenar do t’ju ndihmojë shumë që ata të hanë shëndetshëm. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!