Prej 20 vitesh bashkë, këngëtarja shqiptare tregon historinë e dashurisë me bashkëshortin

schedule10:07 - 22 Tetor, 2020

schedule 10:07 - 22 Tetor, 2020

Prej kohësh, këngëtarja e njohur Yllka Kuqi është në një lidhje me muzikantit nga Gjakova, Astrit Pallaska.

E ftuar në emisionin ‘Nin’, Yllka ka treguar më shumë për historinë e bukur të dashurisë së tyre, e cila daton plot 20 vite më parë.

“Unë dhe Astriti pas dy javësh i bëjmë 20 vite që jemi bashkë, 28 tetor viti 2000 ne jemi lidhur bashkë. Pak në Gjakovë, pak në Prishtinë. Kam qenë shumë e re, pa eksperiencë. Astriti e ka bërë hapin e parë në lidhje. Dasmën e kemi bërë para nëntë vitesh”, u shpreh ajo.

Më tej, këngëtarja ka shtuar: “Shpesh e mendoj edhe flasim me Astritin, pikërisht një prej elementeve që ka bërë të funksionoj lidhja është se diskutojmë për gjithçka dhe prej diskutimeve vijnë gjithnjë gjërat e mira”.

Kujtojmë që këtë vit çifti u bënë prindër për herë të parë të  një vajze, të cilën e quajtën Liza. l.k/abcnews.al