El Clasico vendimtare për Zidane, Perez gati t’i dhurojë stolin ish-kapitenit

schedule09:36 - 22 Tetor, 2020

schedule 09:36 - 22 Tetor, 2020

Humbja 2-3 me Shakhtar Donetsk në Champions League, ka krijuar pakënaqësi të mëdha te drejtuesit e Real Madrid. Kampionët e Spanjës nuk e kanë nisur mirë sezonin e ri, teksa loja e mirë ka munguar edhe në ato sfida që janë fituar në La Liga.

Disfata e dytë radhazi në shtëpi pas asaj me Cadiz në fundjavë, ka tërbuar presidentin Florentino Perez. Zinedine Zidane rrezikon shkarkimin dhe dy ndeshjet e radhës janë decizive për të ardhmen e francezit në pankinën e “Los Blancos”.

 

Raul dhe Zidane kur luanin me Realin…

24 tetori sjell El Clasicon ndaj Barcelonës dhe tre ditë më vonë luhet takimi i dytë në Champions, në transfertë ndaj M’Gladbach. Ekipi duhet të rikthehet te rezultatet pozitive, për të shpëtuar edhe stolin e Zidane.

Gazzetta dello Sport zbulon edhe pasuesin e mundshëm të 48-vjeçarit nga Marseja. Ai është Raul Gonzalez, ish-sulmuesi i famshëm dhe kapiteni i Realit. Spanjolli ka nisur karrierën e trajnerit, aktualisht drejton ekipin e dytë të Realit dhe mbetet në pritje të zhvillimeve që do të ndodhin në klub. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!