Selimi: Kushtetuta s’është Bibël as Kuran, ta ndryshojmë për bashkim me Shqipërinë

schedule09:47 - 22 Tetor, 2020

schedule 09:47 - 22 Tetor, 2020

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, në interpelance në seancën plenare në Kuvend, drejtuar kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, i kërkoi të shkëputet nga veprimet e Presidentit Hashim Thaçi dhe të Isa Mustafës për marrëveshjen e Asociacionit.

Selimi, ka deklaruar se Kosova duhet të ndryshojë Kushtetutën që të mundësohet bashkimi më Shqipërinë.

Referuar fjalës së të dërguarit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, i cili tha se Kushtetuta nuk është Bibël dhe mund të bëhen ndryshime në të, Selimi është shprehur se duhet ndryshuar neni 1.3 dhe Kosovës t’i njihet e drejta për bashkim me Shqipërinë.

“E vërtetë që Kushtetuta nuk është as Bibël as Kuran. Nëse duhet ta ndryshojmë atëherë ta ndryshojmë nenin 1.3 për njohje të së drejtës për bashkim të Kosovës me Shqipërinë dhe jo për ta gjymtuar republikën tonë”, tha Selimi.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!