Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë rastin e një 57-vjeçareje të sëmurë me kancer gjiri. Manastirliu thotë se ajo është shembull frymëzues për të gjitha gratë që përballen me sëmundjen e vështirë.
“Me çfarë force Alma, 57 vjeçarja nga Tirana e ka përballuar luftën me kancerin e gjirit dhe sot është shembull frymëzues për të gjitha gratë që përballen me sëmundjen e vështirë.
E prita me kënaqësi Almën, e cila sot, në ditën kombëtare të depistimit të kancerit të gjirit, nëpërmjet forcës së shembullit vetjak, i drejtohet çdo nënë, çdo vajze, çdo gruaje, të gjejë pak kohë për të bërë kontrollin e gjirit“, shkruan ministrja./mv. abcnews.al