“Torta” e pushtetit në Mal të Zi, Lista shqiptare: Na ofruan dy ministri, duam zëvendëskryeministrin

schedule20:42 - 21 Tetor, 2020

schedule 20:42 - 21 Tetor, 2020

Nga Linda Karadaku

Në Malin e Zi vijojnë negociatat për qeverinë e re për ndarjen e posteve. Shqiptari Dritan Abazoviç ka kërkuar që postet që lidhen me sigurinë t’i marrë ai dhe grupimi që përfaqëson.

Nikollë Camaj, një nga liderët e partive që përbëjnë listën shqiptare në një intervistë për emisionin “Ballkan” në Abc News tregoi se ku qëndrojnë ata dhe kushtet për t’u bërë pjesë e qeverisë së re të Malit të Zi.

Kemi parashtruar kërkesën për zëvendëskryeministër dhe një ministri dhe natyrisht me përqindje në punësimet dhe emërimet që do të jenë më tepër në thellësi të administratës, natyrisht me atë përqindje që janë shqiptarët.  

Për momentin, mandatari për kryeministër ka ofruar dy ministri, që në start është më shumë sesa që kemi pasur dhe natyrisht të respektohen kuotat për atë ç’ka vjen pastaj. 

Për ne mbetet ende pozitë e rëndësishme pozita e zëvendëskryeministrit, për faktin se nga një pozitë e tillë do të koordinohej puna me ministritë e tjera, në radhë të parë me ato ministri që merren me zhvillimin dhe do të kryhej puna për investimin e paraparë në trevat shqiptare” deklaroi ai./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!