Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vdes vullnetari 28-vjeçar që mori pjesë ne testin e vaksinës anti-Covid

schedule19:46 - 21 Tetor, 2020

schedule 19:46 - 21 Tetor, 2020

Një nga vullnetarët që mori pjesë në provën klinike të vaksinës të përgatitur nga kompania AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit për Covid-19 ka ndërruar jetë, njoftoi shërbimi shëndetësor Anvisa i Brazilit.

Sipas Universitetit të Sao Paulo, i cili ndihmon në koordinimin e fazës së tretë të provës klinike, viktima ishte brazilian. Ai thuhet se ishte 28 vjeç, ndërsa nuk dihet nëse po merrte vaksinën.

Raporti i vdekjes nuk specifikon në cilat kushte dhe nga cilat ndërlikime ka ardhur vdekja e personit që ka marrë pjesë në hetimin e vaksinës.

Prova e vaksinës në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA është ndaluar që nga 6 shtatori , pasi njëri prej vullnetarëve thuhet se u diagnostikua me një sëmundje të rrallë, një inflamacion të palcës kurrizore. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!