“Po më prishën shtëpinë, kalova nga faza”! Kryemadhi: Ju ruajt Zoti, do vijmë të rrimë me ju

schedule17:20 - 21 Tetor, 2020

schedule 17:20 - 21 Tetor, 2020

Nga Vora ku ishte pasditen e sotme dhe ku takoi duke u njohur me afër me problemet e qytetarëve të prekur nga tërmeti dhe ankesat e tyre për rindërtimin, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi paralajmëroi një padi nesër për pezullimin e vendimeve të këshillit bashkiak të Tiranës për rindërtimin në Kombinat.

Nesër do të paraqesim një padi për pezullim absolut për vendimet që ka marrë këshilli bashkiak i Tiranës për Kombinatin, as nuk i kanë thirrur dhe pyetur njerëzit, nuk u kanë kërkuar një letër. 

Nuk mund të vendosë ai pa konsultim me banorët. Nuk mund të marrë vendime për një bashki ilegjitime, që nuk ka kryetar” tha ajo, referuar Vorës.

Lexo edhe: Kryemadhi në Vorë: Po ngushtohet laku, Ramës i kanë mbetur edhe 6 muaj e 4 ditë

Në Vorë një grua i kërkoi ndihmë drejtueses së LSI-së që të mos i shembin shtëpinë në kuadër të procesit të rindërtimit. “Jam duke kaluar nga faza po më prishën shtëpinë, kam punuar një jetë” tha ajo.

Ndërsa Kryemadhi i tha “Do vijmë këtu do të rrimë me ju, ju ruajt Zoti. Mos pranoni t’u prishë shtëpi”.

Në momentin që po ecte në rrugë, u dëgjua thirrja e një qytetari “Rama ik”, ndërsa Kryemadhi ia priti “Ik të raft pika”. Ajo vijoi sërish më tej akuzat kundër kryeministrit.

E ka kthyer Vorën në fantazmë. Shkolla me 4 turne, as Enver Hoxha nuk e kishte me 4 por me 3 turne” përfundoi ajo./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!