Murrizi regjistron partinë e re në Gjykatë: Të na bashkohen ata që janë mërzitur nga sigurimsat

schedule17:18 - 21 Tetor, 2020

schedule 17:18 - 21 Tetor, 2020

Kreu i Grupit Parlamentar Demokrat Myslim Murrizi ka njoftuar me anë të një statusi në rrjetet sociale se partia e tij Lëvizja Demokratike Shqiptare është regjistruar në Gjykatën e Tiranës dy ditë më parë. Ai thotë se nisma ka qenë e katër deputetëve, përfshirë vetë atë, bashkë me Alban Zenelin, Halit Valteri dhe Arlind Çaçanin. Ai ironizon partitë e tjera politike, duke e cilësuar grupimin e tij si të vetmin pas ish-komunistë dhe spiunë sigurimi. Murrizi fton çdo shqiptar të mërzitur nga partitë  e tilla që të bashkohet me LDSH.

“Me date 19 tetor 2020 u rregjistrua zyrtarisht ne gjykaten e rrethit gjygjesore Tirane si Parti Politike. Levizja Demokratike Shqiptare. Me nismen e 4 deputeteve Myslim Murrizi, Alban Zeneli, Halit Valteri dhe Arlind Çaçani si dhe mbeshtetur nga 4602 firmetare nga çdo qark krijuam nje subjekt politik.

Ndoshta e para Parti Politike qe eshte krijuar ne 30 vite pluralizem,pa ish komuniste, pa ish sigurimsa dhe spiune sigurimi, pa na i mbledhur firmat pushteti dhe Parti Politike qe nuk eshte “ shitur” nga njeri kryetare tek kryetari bleres siç ka jo pak te tilla. Ju “kerkojme “ndjese atyre qe kane programuar, dirigjuar apo strukturuar partite politike ne post-komunizen ne Shqiperi qe nuk i pyetem dhe nuk ju morem leje

Ju “ kerkojme” ndjese edhe ish funksionareve te larte te ppsh dhe bashkepunetoreve te Ramiz Alise qe Partia Levizja Demokratike Shqiptare nuk eshte pjelle e tyre. Ftojme çdo Shqiptarë qe nuk merzitet nga ky fakt, ti bashkohet LEVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE per te ndikuar me fuqine e VOTES ne 25 prill 2021 per nje politike ndryshe. Partia Levizja Demokratike Shqiptare do te konkuroj ne çdo qark vetem me LISTA 100% TE HAPURA.

Nga vota e qytetareve do te mare mandat AI ose AJO kanidat qe mer nje vote me shume se koleget e tjere ne liste. Programi Yne eshte: Beteja me 5 hajdutet dhe mashtruesit hipokrit qe prej 30 vitesh tallen me Shqiptaret sikur luftojne njeri tjetrin por per 30 vjet ndajne tendera dhe pasurite publike se bashku.  Kush vazhdon te besoj perseri tek kjo pesçe “ artistesh” dhe tek “ mrekullite” e programeve te tyre mashtruese, i urojme suksese. Ne Shqiperi kurre nuk ka patur ndarje ne Pozite dhe Opozite. Por ndarja ka qene ne: Pushtet dhe depozite. Pra tufat e hajduteve dhe mashtrueseve kane kembyer karriket me njeri tjetrin pas 8 vitesh

Do te ju lutem militanteve dhe sherbetoreve te 5 individeve qe kane kapur prej fyti Shqiperine prej 30 vitesh qe te mos me ndjekin me dhe te mos perpiqen te me bejne moral. 25 prilli do te jete prova per te gjithe por me shume eshte PROVE PER SHQIPTARET se sa durim kane per ti mbajtur ne kurriz akoma kete shoqeri prej 5 “ kaposh” qe ju duket vetja si padrino te 5 milion shqiptareve”, shkruan Murrizi./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!