Bima mjekësore që ia rikthen humorin gjithë shtëpisë

schedule08:16 - 21 Tetor, 2020

schedule 08:16 - 21 Tetor, 2020

Trumza është një bimë mjekësore e cila që në lashtësi është njohur si simbol i kurajos. Kjo bimë shumëvjeçare ka shumë efekte shëndetësore. Por kryesori është ai kundër mërzisë, trishtimit dhe rikthimit të humorit, që e bën trumzën jo vetëm një erëz aromatike në kuzhinë, por edhe një bimë që ndikon në gjendjen emocionale.

Në botë numërohen plot 150 lloje të trumzës, por ajo më e përdorura për kultivim në shtëpi është “Thymus Vulgaris”.

Njësoj si në rastin e rozmarinës, majdanozit apo borzilokut, trumza rritet më së miri në vazo, për sa kohë e mbani atë në një vend të ndriçuar mirë nga dielli.

Shpesh duhet ta rrotulloni vazon, që bima të marrë ndriçim nga të gjitha anët për të paktën 6-8 orë në ditë. Trumza çel lule me ngjyrë vjollcë, të bardha dhe rozë, të cilat janë edhe të ngrënshme dhe përdoren në sallata, garnitura dhe çaj. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!