Bes Kallaku është një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Ai është shumë aktiv në rrjete sociale, ku nuk nguron të ndajë me ndjekësit momente nga jeta që kalon në fshat. Së fundmi, stilin e tij e ka “kopjuar” dhe ish-futbollisti i famshëm David Beckham, i cili ka publikuar një fotografi ku shihet me një shportë në duar në një lëndinë.
https://www.instagram.com/p/CGkk4ARBDLE/?utm_source=ig_embed
“Asnjëherë nuk e kam menduar se do e shijoja kaq shumë kërkimin, por mos u shqetësoni unë nuk isha vetëm, isha me vajzën time bukuroshe Harper. Po bëjmë kurora lulesh për vjeshtën”, ka shkruar David krahas fotos. Sigurisht, kjo foto ka tërhequr vëmendjen e Besit, i cili nuk ka nguruar të bëjë pak humor.
“O Davido, i ke ra hiles ene ti e? Gjoja sikur po mbledh barishte me bo byrek. Ncncnc. Hap naj serë damotesh o loku! (Ky osht koment veç për katunarët si puna jonë”, ka komentuar Besi në postimin e ish-futbollistit. xh.d/abcnews.al
![]()

